Caktohet masa e paraburgimit për pesë të dyshuar për shtytje në vepra terroriste
Lexohet për: 1 min.
12-Gjykata-themelore-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për pesë personat të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për veprat penale “shtytje për kryerjen e veprave terroriste” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H e ka aprovuar dhe të njëjtëve  iu ka  caktuar  masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin”, është bërë e ditur në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025