Caktohet data kur do të mbahet Kampi Veror i Hendbollit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Caktohet data kur do të mbahet Kampi Veror i Hendbollit
Bordi i Federatës së Henbollit të Kosovës nën udhëheqjen e presidentit Edin Kolgeci e mbajti mbledhjen e radhës dhe mori disa vendime të rëndësishme.
Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar raportet e përzgjedhësve të ekipeve kombëtare për aktivitetet në periudhën e kaluar. Gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar planin e aktiviteteve të FHK-së për tremujorshin e dytë dhe të tretë të vitit.
Ndër të tjera bordi i FHK-së vendosi që Kampi Veror i hendbollit të mbahet prej 29 qershorit deri më 5 korrik, ku edhe janë duke u shqyrtuar disa vende për mbajtjen e këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm të federatës.
Ndërkohë është diskutuar për përgatitjet që po bëhen për organizimin e dy Kampionateve Evropiane të grupmoshave të reja në Prishtinë, në të cilët do të marrin pjesë plot 12 ekipe kombëtare.
Bordi ka miratuar edhe kërkesën që tetë lojtare të Kombëtares U16 të marrin pjesë në Kampin Ndërkombëtar në Poreç të Kroacisë. Shpenzimet për katër lojtare do të mbulohen nga organizatori i kampit të njohur, ndërsa për katër të tjera shpenzimet i mbulon Federata.
Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për rrjedhën e garave në hendbollin kosovar.
KosovaPress