Sipas hulumtimeve klinike, pirja e të paktën tre deri në pesë gota çaji të zi në ditë, kontribuon ndjeshëm në shëndetin kardiovaskular, sipas rektorit të Universitetit turk “Recep Tayyip Erdogan”, Yusuf Yilmaz.
Në konferencën për media që mbajti në universitet, Yilmaz tha se artikulli shkencor që ai përpiloi, i cili përshkruan “Efektet pozitive të çajit të zi në shëndet”, u publikua në revistën ndërkombëtare “International Journal of Food Science”.
“Prandaj është një ekonomi shumë e rëndësishme. Ne përpiluam artikujt ekzistues shkencorë mbi përfitimet shëndetësore të çajit dhe i sollëm në literaturë si një artikull i vetëm”, u shpreh ai.
Yilmaz tha se çaji ka shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut.Ai gjithashtu tregoi se çaji i cili ul sasinë e yndyrës në gjak, ka edhe efekt antioksidant, raporton AA.
“Bakteret e dobishme në zorrët tona përmirësojnë florën që ne e quajmë mikrobiotë në mënyrë pozitive. Ne e quajmë mikrobiotën një tru të dytë. Mund të themi se zorrët tona janë organi më i madh endokrin. Ajo ka rol në shumë fusha si psikologjia, shëndeti kardiovaskular dhe zhvillimi i kancereve të tjera. Ka efekt pozitiv. Nuk duhet të reduktojmë efektet pozitive të çajit duke përdorur sheqer apo cigare. Çaji është pije e dobishme dhe e shëndetshme. Ne besojmë se është një burim shërimi”, tha rektori i universitetit, Yilmaz.