Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme. Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut. Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike.
Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë. Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit. Simptomat e këtyre alergjive janë: tështimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo azma. Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por edhe natyrale. Në këto të fundit, përdoren kryesisht, barishte, erëza dhe bimë mjekësore. Në këtë artikull do të mësoni se si të shfrytëzoni hithrën, sherebelën dhe rozmarinën kundër simptomave të alergjisë.
Rozmarina
Kjo bimë mjekësore zbut inflamacionin si pasojë e alergjive, sidomos atë që manifestohet me tharje, kruarje dhe lotim të syve. Për më tepër, kjo bimë ka aftësi të shkëlqyera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Hithra është një barishte e egër e cila ka aftësi të shkëlqyera detoksifikuese. Përdorimi i saj lehtëson eliminimin e toksinave nga organizmi. Ajo pengon histaminën, zbut simptomat e alergjive dhe përmirëson cilësinë e jetës tek alergjikët.