Bunjaki me parashikim të qartë për Shqipërinë dhe fituesin e Euro 2024
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës Albert Bunjaki ka lavdëruar dhe hapat e shpejtë që ka bërë Kombëtarja Shqiptare në futboll, duke thënë se tashmë nuk mund të cilësohet si befasi kualifikimi i tyre në kampionate evropiane, derisa është shprehur i bindur se kuqezinjtë së shpejti do të jenë pjesë edhe të kampionateve botërore.

Duke folur për KosovaPress, Bunjaki ka thënë se suksesi i Shqipërisë ndikon pozitivisht edhe në zhvillimin e futbollit në Kosovës.

Duke folur për grupin e vështirë në të cilin ndodhet Shqipëria, Bunjaki tha se është tejet optimist që Shqipëria do të kalojë grupin, derisa ka shtuar se fituesi i këtij grupi do ta fitojë Kampionatin Evropiane.

“Italinë e shoh, lojën e parë e shoh shumë të mundshme të jetë barazim. Nuk e shoh Kroacinë atë Kroaci e cila ka qenë më herët, do të thotë është në ndërrimin e gjeneratave akoma, mirëpo mendoj që mund ta befasojë Kroacinë përderisa me Spanjën mendoj që do të jetë më e vështirë, mirëpo unë jam optimist që Shqipëria definitivisht mendoj që do ta nxjerrë një barazim dhe eventualisht edhe një fitore dhe një barazim tjetër. Mirëpo, mendoj që fituesi i grupit do të jetë edhe fituesi i Kampionatit Evropian. Definitivisht është grup mjaftë i vështirë”, theksoi Bunjaki.

Shqipëria e hap kampanjën e Euro 2024 me ndeshjen kundër Italisë që zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024