Bunjaki kujton bashkëpunimin me Vokrrin: Më kërkoi të punoja në kombëtare pa para
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka kujtuar periudhën e bashkëpunimin me ish-presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokkri, i cili ditë më parë kishte përvjetorin e gjashtë të vdekjes së tij.

Në një intervistë për KosovaPress, Bunjaki ka ndarë momente të shumta nga ky bashkëpunim, por ka pranuar gjithashtu se puna e përbashkët me Vokrrin ishte një fat i madh në jetën e tij.

Sipas Bunjakit, Vokrri pati ndikim të jashtëzakonshëm në kohën kur nevojitej ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar.

Bunjaki ishte trajneri i parë i “Dardanvë” në historinë e re të Kosovës, por nga Vokrri atij iu kërkuar të ta drejtonte Kosovën pa ndonjë mbështetje financiare.

Një nga vështirësitë më të mëdha nëpër të cilat kaloi, Bunjaki thotë se ishte puna për ta bindur Adnan Januzajn t’i bashkohej Kosovës.

Bunjaki në fund foli edhe për zhvillimin e futbollit kosovar dhe ecurinë e kombëtares, për të cilën tha se duhet shumë punë për t’u bërë, por se kërkesat janë gjithnjë të ndryshme nga etapa në etapë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024