Në Bullgari mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të katërtat në më pak se dy vjet.
Sipas rezultateve të agjencive të sondazhit të opinionit publik, partia e qendrës së djathtë bullgare Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) ka rritur epërsinë ndaj rivalit të saj kryesor, partisë reformiste Ne Vazhdojmë Ndryshojmë (PP).
Asnjë parti nuk do të ketë shumicën, çka do të thotë se do të ketë negociata të vështira për formimin e një koalicioni qeverisës, sipas sondazheve.
GERB, partia e ish-kryeministrit shumëvjeçar Bojko Borisov, sundimi i të cilit përfundoi në prill 2021 mes pakënaqësisë publike, ka mbështetje midis 25 dhe 26 për qind, nga 22.7 për qind sa kishte fituar në zgjedhjet e fundit në nëntor.
Petkov mbajti një qëndrim të fortë kundër Moskës për sulmin e saj ndaj Ukrainës.
Gallup International dhe Alpha Research parashikojnë se partia etnike turke Lëvizja për të Drejta dhe Liri (MRF) do të zërë vendin e tretë me 12 deri në 13 për qind, përpara partisë ultra-nacionaliste dhe pro-ruse Rilindja, e cila parashikohet në 11 deri në 13 për qind.
Dy parti të tjera - partia konservatore Ngritja Bullgare dhe partia populiste Ima Takav Narod (ITN) - ka të ngjarë të kalojnë pragun prej katër për qind të votave të fituara për të hyrë në parlament, pasi pritet një pjesëmarrje e ulët, sipas sondazheve.