Bullgaria: Situata në Lindjen e Mesme nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kabineti qeverisës i Bullgarisë ka vlerësuar se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë kombëtare të saj si rezultat i situatës së krijuar në Lindjen e Mesme, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit. Gjatë natës së kaluar Izraeli raportoi se Irani kishte drejtuar mbi 200 dronë dhe raketa në territorin izraelit, ndërsa Irani tha se sulmi ishte në përgjigje të sulmit të 1 prillit në konsullatën e tij në Damask që vrau oficerë të lartë ushtarakë iranianë. Kryeministri në detyrë Dimitar Gllavchev thirri një takim pune me pjesëmarrjen e ministrave në detyrë të Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dhe të Transportit dhe Lidhjeve Georgi Gvozdejkov, zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Maria Dimitrova, shefi i Mbrojtjes Emil Eftimov, si dhe përfaqësues të shërbimeve të sigurisë.

Qeveria po monitoron nga afër zhvillimin e situatës dhe është e gatshme të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme. "Detyra jonë kryesore është të ruajmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve bullgarë në rajon," citohet të ketë thënë Glavchev në një deklaratë. Deri më tani Ministria e Jashtme e Bullgarisë nuk ka marrë asnjë kërkesë për evakuim. Në këtë fazë nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit në kuadër të Këshillit të Ministrave, thuhet në deklaratë. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024