Bullgaria: Pajisjet që shpërthyen në Liban nuk janë prodhuar në vendin tonë
Bota
Lexohet për: 1 min.
f32f3
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia bullgare e sigurisë shtetërore DANS tha se asnjë nga pejxherët që shpërthyen gjatë shpërthimeve të së martës në Liban nuk ishin importuar, eksportuar ose prodhuar në Bullgari.

Ky zhvillim i fundit vjen pasi autoritetet bullgare nisën dje një hetim mbi lidhjen e mundshme të një kompanie në shitjen e pejxherëve.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një kompani lehtësoi shitjen e pejxherëve te Hezbollahu. Televizioni kombëtar bTV, duke cituar burime nga shërbimet e sigurisë, raportoi se 1.6 milionë euro në lidhje me transaksionin kaluan përmes Bullgarisë dhe u dërguan në Hungari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024