Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare të mbajtura në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni.
Sipas sondazhit të Gallupit, partia reformiste “Ne vazhdojmë ndryshimin” do të fitojë 16.2 për qind të votave, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë dhe pro Kremlinit, Rilindja, pritet të fitojë 14.9 për qind të votave.Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.
Që atëherë, gjashtë palë zgjedhjeve kanë dështuar që ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik.
Sondazhi i Gallupit parasheh që kësaj radhe dalja të jetë vetëm 31 për qind.
Glavchev u emërua kryeministër në detyrë pasi Qeveria u rrëzua në mars.
Pasi votoi, Glavchev tha se po votonte për një “Bullgari evropiane e stabile, me një Qeveri stabile që respekton Kushtetutën dhe vendin dhe ndjek interesat e popullit”.