Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë, dyshohen për spiunazh
Lexohet për: 1 min.
trg
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se do të dëbojë dy diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh. Atyre u ka dhënë kohë 48 orë për t'u larguar nga vendi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mitko Dimitrov u tha gazetarëve se prokurorët kishin gjetur prova të "aktiviteteve të paautorizuara të spiunazhit të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik".

Ministria tha se një nga diplomatët ishte një këshilltar në ambasadën e Moskës në Sofje. Ai nuk dha asnjë detaj për diplomatin e dytë të dëbuar.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi ambasadën ruse në Sofje të thoshte se Moska do t'i përgjigjet njësoj dëbimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024