Brozovic nënshkruan për Al-Nassr-in
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas shume javëve me raportime e spekulime, tashmë mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ka nënshkruar kontratën e tij me Al-Nassr.

Reprezentuesi kroat do të largohet nga gjiganti italian për 18 milionë euro. Sky Sport Italia dhe Fabrizio Romano pretendojnë se mesfushori ka nënshkruar kontratën e tij me klubin arab.

Ka qenë një sagë e gjatë kjo tretativë pasi Interi fillimisht kishte pranuar një ofertë prej 23 milionë eurosh, por Brozovic refuzoi të nënshkruante një kontratë me 20 milionë euro në vit, duke kërkuar 30 milionë euro në sezon, përcjellë KosovaPress.

Javën e kaluar, Al-Nassr e ngriti ofertën e tyre në 18 milionë euro, duke marrë dritën jeshile nga “Nerazzurrët”

Brozovic luajti 330 ndeshje me Interin, duke shënuar 31 gola. Ai ishte transferuar në “Meazza” në janar të vitit 2015 nga Dinamo Zagreb duke arritur një marrëveshje huazimi me një opsion të blerjes për 5 milionë euro.

Interi tani pritet të bëjë një ofertë për të nënshkruar me Romelu Lukakun nga Chelsea .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024