Armando Broja është i etur për t'u treguar tifozëve të Evertonit futbollin e tij më të mirë, pasi sulmuesi i ri i Bluve u zotua të japë gjithçka për ta çuar klubin drejt një të ardhmeje të ndritur.
22-vjeçari shqiptar përfundoi një huazim një sezon, me një opsion të klubit për ta bërë të përhershme lëvizjen, nga Chelsea në minutat e fundit të ditës së fundit të transferimeve të së enjtes së kaluar.
Sulmuesi kuq e zi më pas foli edhe për tifozët e skuadrës së re të tij.
“Dua të lë përshtypje edhe te tifozët, duke shënuar gola, duke krijuar raste, ritmin e punës sime pa top, duke qenë agresiv si sulmues dhe duke ndihmuar skuadrën në çdo mënyrë që mundem. Dua të hyj dhe të ndërtoj një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët, me shokët e mi dhe me stafin trajner.”, ka thënë Broja.