Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Brentfordit, ku kampioni anglez ka pësuar humbjen e dytë në këtë sezon të Premier Ligës angleze.
Pas afro 100 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, ku 10 minuta ishin lojë shtesë, skuadra e Brentfordit e ka mposhtur Manchester Cityn si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.
Golin e barazimit City e gjeti përmes ylli anglez, Phil Foden i cili shënoi një super gol në minutën e 45+1’ për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me rezultat të barabartë, skuadra e Brentfordit arriti ta gjejë golin e fitores përmes Ivan Toneyt, i cili shënon golin e dytë personal të ndeshjes si dhe vulos fitoren e skuadrës së tij në minutën e 90+8’ shtesë.
Në anën tjetër, me pikët e reja, Brentfordi ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 10 në tabelë, aq sa kanë edhe Fulhami dhe Liverpooli në vendin e tetë, respektivisht të nëntin.
Rezultati final, 2:1 në favor të Brentfordit.