Braktiset një fëmijë në Fushë Kosovë, arrestohet nëna e dyshuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua nën dyshimin se e njëjta ka braktisur fëmijën saj duke lënë vetëm në banesë.

Siç njofton policia, fëmiju në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale është dërguar te një familjar i tij.

“Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se  ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale tek një familjar i tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024