Brahimaj në Klinë: Atmosferë entuziaste dhe plot energji
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Brahimajjj
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj tha se Koalicioni për Kosovën Fituese ka plan konkret për zhvillim dhe investime strategjike.

Pas tubimit në Klinë ku Koalicioni për Kosovën Fituese mori mbështetje të madhe, ai tha se kjo komunë meriton më shumë.

“Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndamë vizionin tonë për një Kosovë Fituese. Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë. Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë”, shkroi Brahimaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025