Brahimaj: Mbështetja e fuqishme është konfirmim se jemi në rrugën e duhur
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
brahimaj foto
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj tha se do të ndërtojnë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror.

Ai njoftoi për takimin që ka zhvilluar të martën me bashkëluftëtarë në Gjakovë.

“Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës. Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës”, shkroi Brahimaj në Facebook.

Ai tha se mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese “është konfirmim se jemi në rrugën e duhur".

"Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, tha ai.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025