Brad Pitt është filmuar në publik për herë të parë pasi u zbulua se një nga djemtë e tij e quajti atë një "gomar të klasës botërore".
Fotografët e kapën aktorin këtë fundjavë në Los Anxhelos teksa po dilte nga një makinë e shtrenjtë. Së fundmi ai bleu një Porsche Taycan elektrike me vlerë 200 mijë dollarë, e cila konsiderohet si një nga makinat më të shpejta në treg. Duke gjykuar nga fotot, Brad ishte në humor të mirë.
Më pas, burime pranë Brad Pitt folën dhe zbuluan se çfarë mendonte aktori për deklaratën e djalit të tij.
"Është zhgënjyese të shohësh Brad duke u portretizuar si një lloj njeriu i keq kur kjo është larg nga e vërteta. Brad ka shumë respekt për fëmijët dhe heshtja e tij për gjithë këtë situatë i thotë të gjitha", tha një burim anonim për The Sun.