Projeksionet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë për një rritje ekonomike prej 3.9 përqind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit.
BQK në raporton “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë shkruan se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 përqind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.
Po ashtu në raport flitet për rreziqet e ndërlidhura me inflacionin që anojne nga kahu i lartë dhe që kryesisht përbëhen nga rreziqet për pengesa në zinxhirët e furnizimit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, reduktimin e sasisë së prodhimit nga OPEC+, ndikimin e migrimit potencial në paga pas liberalizimit të vizave, e të tjera.
Ndryshe ditë më parë Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi shqyrtimin e dytë të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes Stand-By dhe Marrëveshjes në kuadër të Lehtësimit dhe Qëndrueshmërisë dhe Kërkesës për Modifikimin e Masës së Reformës.