Bowman: Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe
Lexohet për: 2 min.
335541745_222467956928324_7505582436182604624_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vazhdoi dita e dytë të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Prishtinë.

Panelistë të mërkurën ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili prezantoi para pjesëmarrësve platformën 50/50 për barazi gjinore që partia e tij po e zbaton. 

Ai tha se synojnë që në PDK të ketë barazi mes burrave dhe grave në çdo strukturë partiake dhe vendimmarrëse.

Përmes një video-lidhjeje, të pranishmëve iu adresua edhe ambasadori jorezident i Kanadasë në Prishtinë, Alan Bowman.

Ai tha se politikat e barazisë gjinore duhet të jenë prioritet në Kososvë.

"Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe, prosperitet dhe siguri. Cila është mënyra më e mirë për të bërë këtë, në pikëpamjen time duhet të sigurohemi që disa vlera universal, të cilat i ndajmë të kuptohen mirë në dy anët e Atlantikut dhe të punojmë bashkërisht që t'i promovojmë ato", tha ai.

Po ashtu, përmes një video-lidhje, senatori amerikan, Ritchie Torres tha se duhet të fuqizohet përfaqësimi për të gjithë qytetarët, pa asnjë diskriminim.

Në konferencën e sotme nga panelistë të tjerë u diskutua edhe për barazinë, si parakusht për ripërtëritje të demokracisë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025