Botërori i hendbollit për universitete, fillon ndeshja e parë në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Tanimë ka filluar përballja e parë e Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete, që po zhvillohet në Prishtinë.

Ndeshja hapëse e këtij turneu është ajo mes portugezëve të Universiade de Aveiro dhe Universitetit të Shkodrës, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, pjesëmarrëse në këtë garë do të jenë gjithsej 50 universitete të ndryshme nga mbarë bota.

Ndeshja mes Universiade de Aveiro dhe Shkodrës i takon konkurrencës së meshkujve dhe po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024