Borrell paralajmëron rritjen e rrezikut nga lufta midis Libanit dhe Izraelit
Kryediplomati i Bashkimit Evropian paralajmëroi të hënën se shanset që lufta në Gaza të ndezë një konflikt më të gjerë midis Izraelit dhe Libanit po rriten çdo ditë.
“Rreziku i kësaj lufte që prek jugun e Libanit dhe përhapet, është gjithashtu çdo ditë më i madh”, tha Joseph Borell, përfaqësuesi i lartë i bllokut për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, para gazetarëve në Luksemburg të hënën.
Komentet e Borrell vijnë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një intervistë për Channel 14 të Izraelit të dielën se "faza intensive e luftës me Hamasin është gati të përfundojë", e cila do t'i lejojë forcat izraelite të zhvendosin fokusin e tyre në kufirin verior me Libanin.
Borrell tha se ishte "shumë më i shqetësuar" për konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut, milicisë libaneze të mbështetur nga Irani, sesa më parë, pasi ka pasur "më shumë bombardime në të dy anët e kufirit me Libanin". “Jemi në prag të zgjerimit të luftës”, tha ai. /CNN