“Bomba” e ditës, Muriqi afër bashkimit me Rashicën e Muçin
Lexohet për: 2 min.
9-Bomba
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili vazhdon karrierën e tij në skuadrën spanjolle Mallorca, thuhet se është afër rikthimit në Turqi. Besiktas, i cili dëshiron të ndërtojë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm, dëshiron të shtojë në skuadrën e saj Vedat Muriqin.

Transferimi i sulmuesve është në rendin e ditës në Besiktas, i cili përshpejtoi përpjekjet e transferimit duke sjellë në krye të skuadrës trajnerin Giovanni van Bronckhorst, raporton KosovaPress.

Sipas lajmeve nga mediat spanjolle, golashënuesi më i mirë i Mallorcas, Vedat Muriqi, po flirton me Besiktasin.

Drejtuesit e Besiktasit, të cilët fillimisht fokusohen në formulën e huazimit deri në fund të sezonit, mund të kalojnë në metoda të tjera nëse Mallorca lehtëson largimin e Muriqit. Ylli 30-vjeçar, i cili dëshiron të kthehet në Turqi, thuhet se i ka dhënë dritën e gjelbër Besiktasit.

Mësohet se Muriqi, i cili ka kërkues edhe nga liga spanjolle, nuk dëshiron të transferohet në një ekip tjetër në vend. Muriqi, i cili sezonin e kaluar luajti 33 ndeshje me Mallorcan, ka shënuar 7 gola dhe ka bërë dy asistime.

Nëse ky transferim ndodh, atëherë Muriqi do të jetë bashkëlojtar me yllin e Shqipërisë, Ernest Muçi dhe atë të Kosovës, Milot Rashica.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024