Blogerja vegane 'vdes nga uria dhe rraskapitja'
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një blogere e ushqimit të papërpunuar vegan, e cila jetonte me një dietë me fruta ekzotike, thuhet se ka vdekur nga uria dhe rraskapitja.

Zhanna Samsonova, me origjinë nga Rusia, kishte jetuar në Azinë Juglindore dhe kishte ngrënë një dietë ekskluzivisht vegane të papërpunuar, e përbërë nga 'fruta, filizat e farave të lulediellit, smoothie frutash dhe lëngje' për pesë vitet e fundit.

Sidoqoftë, sipas miqve të saj, zakonet e saj të të ngrënit u bënë shqetësuese kufizuese në muajt e fundit të jetës së saj.

40-vjeçarja, e njohur si Zhanna D'Art në internet, ndërroi jetë më 21 korrik nga një 'infeksion i ngjashëm me kolerën' i përkeqësuar nga 'lodhja e trupit nga një dietë vegane' i tha nëna e saj gazetës ruse Vechernyaya Kazan.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Zhanna-s nuk është përcaktuar ende pasi familja e saj përpiqet ta kthejë trupin e saj në Rusi. /Daily Mail/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024