Bllokada e qeverisë amerikane u shmang në minutën e fundit
Lexohet për: 2 min.
shba
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi sot një masë që evitoi një bllokadë të pjesshme të autoriteteve federale në minutën e fundit, por vetëm për një javë, koha në të cilën duhet të arrihet një marrëveshje për të shmangur mbylljen.

Dhoma e Ulët e Kongresit miratoi sot një masë që shtyn për një javë kërcënimin e paralizës së pjesshme të punës së autoriteteve federale gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Masa duhet të konfirmohet ende nga Senati, gjë që konsiderohet formalitet pasi problem ishte kalimi i masës nga Dhoma e Përfaqësuesve. Marrëveshja parashikon një zgjatje të financimit deri më 8 mars, gjë që shmang bllokimin e punës së shumë agjencive shtetërore dhe shërbimeve publike.

Ligjvënësit pranë ish-presidentit Donald Trump po bllokojnë me këmbëngulje miratimin e buxhetit 2024, edhe pse viti fiskal filloi më 1 tetor. SHBA aktualisht punon duke miratuar një sërë mini-faturash që zgjasin buxhetin me disa ditë, javë ose muaj çdo herë.

Në rast se skadon afati, të cilin amerikanët e quajnë “shutdown”, lista e pasojave të paralizës së punës është e gjatë. Kontrollorët e trafikut ajror do të shkonin pa pagesë, parqet kombëtare pa para për mirëmbajtje, administratë do të pushonin së funksionuar etj. Kjo është hera e katërt që nga tetori që shtyhet afati.

Mini-buxheti, i cili fillimisht miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe më pas nga Senati, më në fund nënshkruhet nga presidenti Joe Biden.

Kanë kaluar dy muaj që kur kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, republikan, dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer ranë dakord për buxhetin e këtij viti prej 1.59 trilionë dollarësh.

Agjencitë kryesore të vlerësimit në botë kanë paralajmëruar se tensioni i vazhdueshëm mbi buxhetin ndikon negativisht në vlerësimin e kreditit të vendit, borxhi i të cilit ka kaluar 34 miliardë dollarë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024