Blinken: SHBA nuk i inkurajoi ukrainasit të kryenin sulme brenda Rusisë
Lexohet për: 1 min.
Antony Blinken
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot, në lidhje me një seri sulmesh me dronë brenda territorit rus, se Shtetet e Bashkuara nuk e inkurajuan Ukrainën që ta bënte këtë.

"Ne as nuk i inkurajuam dhe as nuk i mundësuam ukrainasit të sulmonin brenda Rusisë," u tha Blinken gazetarëve, raporton Guardian.

Guvernatori i rajonit të Kurskut në Rusi, Roman Starovojt, tha dje se aeroporti i Kurskut është sulmuar nga një dron, si pasojë e të cilit një depozitë nafte ka marrë flakë, gjatë së cilës nuk ka pasur viktima.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 5 dhjetor se Ukraina u përpoq të sulmonte aeroportet ushtarake në rajonet e Saratovit dhe Ryazanit të Rusisë me ndihmën e dronëve të prodhimit sovjetik dhe se aviacioni rus, me ndihmën e mbrojtjes ajrore, rrëzoi dronët ukrainas duke fluturuar në lartësi të ulët.

Në sulm u vranë tre anëtarë të personelit ushtarak-teknik, ndërsa katër u plagosën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025