Blinken: Putini u mohoi rusëve zgjedhjet e lira
Lexohet për: 1 min.
antony blinken
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kremlini u ka mohuar qytetarëve të tij një proces transparent dhe të lirë demokratik, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sipas Blinken zgjedhjet në Rusi ishin “anti-demokratike” pasi ato ishin zhvilluar në sfondin e shtypjes intensive të zërave të pavarur dhe burgosjes, vdekjes ose internimit të të gjithë opozitës së vërtetë politike.

“Vladimir Putin u ka mohuar qytetarëve të tij aksesin ndaj informacionit dhe pjesëmarrjes politike”, shtoi Blinken.

“Pavarësisht nga rezultati i paracaktuar i këtyre zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë me ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë për Rusinë”, tha sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025