Në muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë.
Lajmin e dha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
AI tha se “ky është një shembull tejet i fortë për partneritetin e mbrojtjes që ne gëzojmë me njëri-tjetrin”.
Sa i përket bazës detare, Blinken theksoi se “ne e kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë ta diskutojmë nëpërmjet NATO-s dhe proceseve që NATO ka, sa i përket aseteve të tjera që janë të rëndësishme për Aleancën”. “Përgjatë 15 viteve të saj në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribute domethënëse për aleancën tonë. Trupat e Shqipërisë ndihmojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë, për të frenuar agresionin e Rusisë në krahun lindor të NATO-s. Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën e ajrore të NATO-s në Kuçovë”, tha Blinken.