Blinken e Fidan diskutojnë mbi bashkëpunimin me qeverinë e re të Sirisë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Blinken e Fidan diskutojnë mbi bashkëpunimin me qeverinë e re të Sirisë
Foto Arkivë
16 orë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka biseduar sot me sekretarin e Shtetit Antony Blinken mbi nevojën e bashkëpunimit me administratën e re siriane për të përfunduar në mënyrë të rregullt periudhën e tranzicionit, njoftoi Ministria e Jashtme e Turqisë.

Fidan ka deklaruar se Ankaraja nuk do të lejojë grupin militant kurd YPG të ketë Sirinë si një parajsë.

Ndërsa Blinken theksoi nevojën për të mbështetur një proces politik të udhëhequr nga Siria që "mbështet të drejtat e njeriut dhe i jep përparësi një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese", sipas Departamentit të Shtetit.

Blinken dhe Fidan diskutuan gjithashtu masat për forcimin e sigurisë turke dhe siriane kundër terrorizmit, thuhet në njoftim.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore mbështesin YPG-në, ndërsa Turqia e konsideron atë si një organizatë terroriste.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024