Blerja e teksteve shkollore nga prindërit, MAShTI nuk i njoftoi drejtorët komunalë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se nuk janë informuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci për ndryshim vendimi për pajisjen me tekstet shkollore për nxënësit.

Ibrahimi tha për KosovaPress se ministrja Nagavci nuk i ka konsultuar drejtorët komunalë të Arsimit.

https://kosovapress.com/admin/tekstet-shkollore-pritet-te-blihen-nga-prinderit-ministria-e-arsimit-do-ti-transferoje-parate/

Ai bëri të ditur se takimin lidhur me sfidat e fillimit të vitit shkollor 2022/23 do ta mbajnë të mërkurën, ku tha se presin që të jetë edhe ministrja e Arsimit dhe që të diskutojnë lidhur me paralajmërimet e sotme.

“Nuk kemi qenë të involuar e as të informuar për këtë nismë. Ministrja Nagavci Nagavci nuk i ka informuar drejtorët komunalë për vendimin e ri për tekstet shkollore. Mbetet të shihet se si është menduar të realizohet kjo. Pasnesër kemi takim me drejtorët komunalë dhe të Kolegjiumit lidhur me sfidat e fillimit të vitit të ri shkollor dhe aty është e ftuar ministrja Nagavci”, u shpreh ai.

https://kosovapress.com/admin/krasniqi-mbi-300-mije-familje-kosovare-do-te-detyrohen-ti-blejne-librat-per-femijet-e-tyre/
https://kosovapress.com/admin/mashti-do-te-rimbursoje-librat-shkollore/

Ndryshe, e para e MAShTI-t, Arbërie Nagavci njoftoi sot se librat shkollorë do të blihen nga prindërit dhe se ministria do t’i transferojë paratë. Kjo nxiti reagime, sidomos nga opozita, të cilët kritikuan se mbi 300 mijë familje do të obligohen t’i blejnë librat vetë. Ndërsa nga ​shtëpia botuese “Dukagjini” deklaruan se kanë ofertuar te Ministria e Arsimit më lirë se vitin e kaluar.

https://kosovapress.com/admin/shtepia-botuese-dukagjini-kemi-ofertuar-te-ministria-e-arsimit-me-lire-se-vitin-e-kaluar/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024