Studentët të cilët janë banorë të konvikteve nëpërmjet rrjeteve sociale po i shesin ID kartelat e tyre të qëndrimit dhe të mensës.
Janë mbi 2 mijë studentë të cilëve iu është refuzuar aplikacioni për t’u bërë banorë në konvikte, por disa nga ata që fituan atë të drejt, po bëjnë pazare me ato kartela.
“Ne në vazhdimësi përcjellim studentët, banorët tonë brenda konvikteve, mirëpo prononcimet e tyre nëpër rrjete të ndryshme sociale, mund të ketë student individual të cilët tentojnë të keqpërdorin apo të manipulojnë me ID kartelat e tyre, të cilat i kemi pajisur. Mirëpo çdo tentim, i kemi bërë me dije çdo studenti dhe banori i ynë por edhe nëpër rrjete sociale se çdo tentim nga ana e studentëve që mund të ketë, studentët ndëshkohen sipas masave që janë të parapara dhe janë në fuqi të parapara nga Qendra e Studentëve. Nëse një student kapet që ka përdor ID kartelën dhe ai student përjashtohet automatikisht nga konvikti, e humb të drejtën e banimit dhe të ushqimit dhe futet në listën e zezë dhe nuk do të ketë të drejtë të aplikoj për vitin e ardhëm për banim në konviktet”, tha ai.
Beha tregoi se kontroll të veçantë iu bëhet në konvikte me qëllim që të parandalohet keqpërdorimet.
Sipas tij, me futjen në sistem të aplikimit online, ka ulje të madhe të mashtrimit.
“Derisa është bërë përmes sistemit online dhe aplikimi i sistemit online, në të kaluarën mund të themi se ndoshta numri ka qenë më i lartë. Mirëpo që nga marrja e këtyre masave dhe metoda e avancimit të komunës, mund të them se kjo dukuri është minimizuar në 99% të rasteve mos të them 100% që nuk është e pranishme. ..nuk mundemi t’i ulin kriteret për shkakun se kriteret vlejnë për të gjithë aplikantët që aplikojnë, problemi qëndron tek kapaciteti në Qendrën e Studentëve. Qendra e Studentëve ka kapacitet rreth 4 mijë studentë, ndërsa këtë vit kemi refuzuar mbi 2 mijë kërkesa, është në pyetje mungesa e kapaciteteve për ta fituar të drejtën e banimit në konvikt”, tha ai.
“Një tendencë të tillë studentët e kanë po thuajse rregullisht, mirëpo bëjë apel që të mos bien pre e manipulatorëve, ngase mensa e studentëve është e digjitalizuar nga një periudhë e gjatë dhe çdo tendencë e tillë kapet nga ana e stafit...Kemi raste të tilla që na paraqiten ngase stafi që iu shërben has në dukuri të tilla dhe me mirëkuptim, kulturë iu ofron që raste të tilla studentëve mos t’iu shërbejnë më kartela, ngase kapet që të gjithë dhe iu merret e drejta e ushqimit në mensë...Duke pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike, raste të tilla janë po thuajse të njëjta dhe shfaqet gjithmonë, mirëpo i kemi parasysh raste të tilla dhe gjithmonë iu bëjmë apel që mos të bëjnë veprime të tilla, ngase të gjithë këto raste evidentohen dhe studentët të cilët kapen duke bërë veprime të tilla, futen në listë të zezë dhe nuk kanë mundësi që viteve të ardhshme t’i nënshtrohen proceseve të vendosjes në konvikt dhe ushqimit në mensë”, tha ai.
Gjithashtu, Osmani tregoi edhe procedurën e ushqyerjes së mensë.
Studentja e Universitetit të Prishtinës, Majlinda Bytyqi, ka konsideruar se është absurde që studentët ta shesin vendin që e kanë fituar në konvikte. Këtë e ka lidhur me faktin se ajo nuk është pranuar në konvikt, edhe pse udhëton nga një Prizreni.
“Kam aplikuar në konvikt, fatkeqësisht nuk jam pranuar dhe jam detyruar që të udhëtojë çdo ditë nga Prizren-Prishtinë për t’i vijuar ligjëratat...Sfidat kanë qenë të shumta... besoj se shkak i mospranimit tim në konvikte është numri i kufizuar i banuesve... Kam hasur në disa grupe në rrjetet sociale dhe duke marrë parasysh se disa studentë kanë nevojë për konvikt... më duket absurde që dikush me marrë vendin dhe me shit, e dikush që ka nevojë për atë vend, të mos pranohet”, u shpreh ajo.
“Viteve të kaluara nuk kam hasur në këtë dukuri, por vitin e fundit dhe njoh persona të cilët janë marrë me shitjen dhe blerjen e kartelave të konviktit. Edhe personi i cili e ka bërë këtë veprim është përjashtuar nga konvikti, personi që e ka shit iu është anuluar e drejta për të aplikuar në tre vitet tjera në Qendrën e Studentëve. Është dukuri shumë negative të cilët ka studentë të cilët janë prej më larg dhe u ka mohuar e drejta për të qenë banues dhe persona të cilët e kanë shumë më pak nevojë dhe shumë më afër me distancë, vinë dhe banojnë në Qendrën e Studentëve”, u shpreh ajo.
Edhe studentja, Elonë Selmani pohoi se është e pranishme kjo dukuri. Ajo tregon edhe për mënyrën si duhet zgjidhur ky problem.
Qendra e Studentëve në Kosovë është e gatshme që të strehojë 4 mijë studentët e pranuar për vitin akademik 2022/23.