Bislimi për Berishajn: Po zvarritet emri i një intelektuali për përfitime politike
Lexohet për: 4 min.
bislimi-100523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi deklaroi sot se akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj janë konstrukt artificial nga subjektet politike në vend që po synojnë poena politikë.

Sipas tij, ndaj ambasadorit Berishaj nuk ka asnjë proces gjyqësor, prandaj konsideron si të turpshëm faktin që zvarritet emri i Berishaj, të cilit zëvendëskryeministri Bislimi i drejtohet si “intelektual i shquar”.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbajrami-martin-berishaj-eshte-elefanti-ne-dhome-sa-here-flasim-per-energji/

Këto komente Bislimi i bëri gjatë raportimit për Komisionin për Integrime Evropiane, me ç’rast theksoi si suksese procesin e liberalizimit të vizave, pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai u shpreh se punuan me vendet hezituese për procesin e liberalizimit të vizave, derisa u shpreh se edhe raporti për vendin i BE-së ka konstatuar se qeveria Kurti ka përkushtimin në luftimin e korrupsionit.

“Rasti i Martin Berishaj është konstrukt artificial nga subjektet politike në Kosovë nuk ka asnjë proces gjyqësor të nisur ndaj tij, është e paturpshme se si zvarritet emri i një intelektuali të shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë benificion politik, apo përfitim politik. Sikur zotëri Berishaj të kishte prapa vetes ndonjë dënim mund të flisnim, por të gjitha këto janë spekulime dhe të dokumentuara qartë se nuk ka asgjë të vërtetë në to, por ju mund të vazhdoni nëse mendoni se kjo iu sjell ndonjë poenë politik”, tha ai.

https://kosovapress.com/admin/pdk-aksion-para-qeverise-te-shkarkohet-martin-berishaj-te-sillet-para-drejtesise/

Këtë deklarim zëvendëskryeministri Bislimi e dha pas komenteve të bëra nga kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, e cila u shpreh se rasti ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është një mega skandal që vazhdon ende ta përfaqësojë Kosovën.

E ashpër ishte edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila tha se liberalizimi i vizave nuk është meritë e kësaj qeverie, ndërsa theksoi se për luftimin e korrupsionit flasin më së miri arrestimet e skandalet në KEK, por edhe emërimet në borde të ndërmarrjeve publike.

https://kosovapress.com/admin/pdk-nuk-arrestohet-martini-arrestohet-miloti/

Derisa theksoi se në Kosovë ka nevojë për shtim të përpjekjeve për luftim të korrupsionit, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se mëkati i kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi është se ka ngritur profitin e kësaj ndërmarrjeje publike.

https://kosovapress.com/admin/pezullohet-nga-detyra-e-kryeshefit-te-kek-ut-nagip-krasniqi/

Ndërsa, sa i takon çështjes së emërimeve politike në bordet të ndërmarrjeve publike, Bislimi u shpreh se nuk është gabim nëse në krye të këtyre Bordeve vijnë njerëz të ngritur dhe që arijnë ta dëshmojnë vetën.

Deputetja Deliu-Kodra u shpreh e shqetësuar edhe për Deklaratën për Personat e Zhdukur të dakorduar në Bruksel në takimin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpublikohet-deklarata-per-te-zhdukurit/

Lidhur me këtë Deklaratë, zëvendëskryeministriti parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi u shpreh se opozita është i vetmi grupacion që mendon se atje po bëhet njehsimi i xhelatit me viktimën.

https://kosovapress.com/admin/cerkini-deklarata-per-te-zhdukurit-eshte-mashtruese-dhe-e-mjerueshme/

Gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane, zëvendëskryeministri  i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi u shpreh se për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit gjatë vitit të kaluar prej 235 masave, prej të cilave janë zbatuar 136 masa. E sa i takon ERA 2, Bislimi theksoi se prej 15 prioriteteve në 341 reforma konkrete prej tyre janë arritur të zbatohen 206  reforma.

Me gjashtë vota për, Komisioni për Integrime Evropiane miratoi sot edhe programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027 si dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025