Bie numri i pasagjerëve me tren dhe rritet numri i udhëtarëve me aeroplanin
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për tremujorin e parë të këtij viti,  me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Sipas komunikatës, në territorin e Kosovës gjithsej janë 333 km binarë hekurudhorë për transport.

“Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2022, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 13 000, ku krahasuar me TM1 2021 numri i pasagjerëve është zvogëluar për 25%. Ndërkaq, transporti i mallrave me tren në TM1 të vitit 2022 ishte rreth 114 000 ton. Sa i përket numrit të fluturimeve në TM1 2022 ishte 1 936, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka rritje për 47%. Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti ishte rreth 524 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2021) ka një rritje për 65%”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025