Kostoja e ndërtimit në Kosovë, pas më shumë se një viti rritjeje të vazhdueshme, ka rënë. Megjithatë, kjo nuk ka bërë që të bien edhe çmimet e patundshmërive.
Për një banesë të re në Prishtinë, varësisht lokacionit, blerësi duhet të paguajë nga 900 euro deri në mbi 2.500 euro për metër katror.
Inflacioni, si gjetiu në botë, ka nisur të rritet në vitin 2021, si pasojë e çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, ndërsa ka vazhduar edhe gjatë 2022-shit, sidomos pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të atij viti.
Shtrenjtimi i materialit ndërtimor ka shtrenjtuar më pas edhe banesat - madje mbi 20 për qind.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se mesatarja e kostos së ndërtimit në vitin 2021 dhe 2022 ka shënuar rritje deri në 16 për qind krahasuar me vitin 2020.
Por, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, kostoja e ndërtimit ka rënë për 0.6 për qind, tregojnë të dhënat e ASK-së, të publikuara këtë muaj.
“Pothuajse të gjitha shpenzimet dhe materialet ndërtimore kanë çmime të njëjta. Një rënie të vogël të çmimit ka pasur çimentoja dhe hekuri”, thotë ai.
Në një deklaratë për REL-in në mars të vitit të kaluar, Hoxha ka thënë se çmimi i hekurit është rritur për 40%, krahasuar me një vit më herët, ndërsa i çimentos për 80%.
Meriton Cana, nga një agjenci patundshmërish në Prishtinë, thotë se nuk pret që çmimet e banesave të reja të bien këtë vit, marrë parasysh faktin se ato janë ndërtuar me material më të shtrenjtë.
“Në patundshmëri janë dy çmime - ai ofertues dhe i shitjes. Në tre muajt e parë të këtij viti, kemi vërejtur se çmimet ofertuese nuk kanë rënë, por negocimi në çmim ka nisur të bëhet më i madh sesa më herët”, thotë ai.
Sipas ueb-faqeve të disa agjencive të patundshmërive, 4 ari tokë në një lagje të Prishtinës shiten deri në 140 mijë euro.
Agjentë të shitjes së patundshmërive thonë për Radion Evropa e Lirë se çmimet e tokave në Prishtinë janë rritur për 30 për qind e më lart, krahasuar me vitin 2020.
“Interesimi i blerjes së banesave është shumë i vogël, sepse diaspora ka një rënie të madhe të interesimit për të blerë banesa. Deri në 70 për qind e blerësve në Kosovë kanë qenë nga diaspora”, thotë ai, shkruan REL.
Selimaj nuk ofron ndonjë përqindje të rënies së shitjeve, por thotë se nëse ky trend vazhdon, sektori i ndërtimit do të bllokohet.
Sipas raportit, përkeqësimi i situatës do të bëhet më evident, për shkak të “pasigurisë në sjelljen e diasporës kosovare”.
Diaspora e Kosovës, sipas BQK-së, zë vendin e parë sa u përket investimeve të huaja, që bëhen kryesisht në patundshmëri.