Bie konsumi i energjisë elektrike në tetor të këtij viti
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë muajit tetor të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 513.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 355.83 GWh ose 5,64%  më i vogël  sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,64%.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.84 mijë ton, ose 22,63% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin “Statistikat e Energjisë” për muajin tetor 2023 të ASK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024