Bie indeksi i përgjithshëm i inputeve bujqësore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve Bujqësore për tremujorin e dytë 2024.

Sipas ASK-së ka rënë indeksi i përgjithshëm i Inputeve në tremujrin e dytë 2024 krahasuar me tremujorin e dytë për vitin 2023.

Ky publikim sipas ASK-së është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Derisa grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani , tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.

“Në TM2 2024, Indeksi i Input1 ka rënie për(-6.0%,) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i Input 2 ka rritje për (3.5%,) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 +Input 2) ka rënie për (-1,6 %) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në njoftim.

Produktet të cilat e përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve sipas ASK-së janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).

“Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat dhe tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës)”, thuhet tutje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024