Bie borë në Kosovë, institucione e qytetarë i zë të papërgatitur
Lexohet për: 1 min.
398278849_1423130698624776_8812674004820830282_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bora e parë në viset e rrafshëta ka nis sot në Kosovë, duke zbardhur kështu me mbi 10 centimetra.

E derisa për autostrada nuk kemi informacione, KosovaPress, ka informacione se shumica e rrugëve magjistrale dhe rajonale, mëngjesin e sotëm ishin të papastruara nga bora.

Kjo ka vështirësuar qarkullimin edhe në magjistralen Prishtine-Pejë, ku disa automjete janë parë se kanë përfunduar jashtë rrugës. Kurse, në fshatin Vragoli, në drejtim të Pejës, janë krijuar kolona të gjata për shkak të bllokimit të disa kamionëve në rrugë, e ku në radhë shihej edhe kamioni për heqjen e borës.

Vështirësi për shkak të mosndërrimit të gomave janë parë tek shumë automjete. Në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, rrugët kryesore ishin të pastruara por jo edhe ato dytësore.

Ndërsa, në shumicën e fshatrave të Kosovës, tash e disa vjet komunat nuk po arrinë ta heqin borën nëpër rrugë, pasi shumica as që kanë kompani të kontraktuara për këto rrugë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025