Biden: Amerikën e sundon populli dhe jo mbretërit e diktatorët
Lexohet për: 2 min.
biden
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një fjalim për kombin të mërkurën në mbrëmje, e kualifikoi vendimin e tij për t'u larguar nga gara presidenciale 2024 si një çështje për të shpëtuar demokracinë dhe për t'ia kaluar "pishtarin një brezi të ri".

Bideni në fjalimin e tij e pranoi se bashkimi i partisë kërkonte sakrifikimin e ambicies personale për atë që ai e sheh si një të mirë më të madhe.

“Kam respekt për këtë zyrë. Por unë e dua vendin tim më shumë ..Ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtje të demokracisë, e cila është në rrezik, dhe e cila është më e rëndësishme se çdo titull. Marr forcë dhe gjej gëzim duke punuar për popullin amerikan”, ka shtuar ai.

Edhe pse ai nuk e përmendi Donald Trumpin me emër, u përpoq të vinte një kontrast të qartë me ish-presidentin, ambicia e të cilit e bëri atë të pretendonte fitoren në zgjedhjet që nuk i fitoi katër vjet më parë.

“Gjëja më e mirë e Amerikës është se këtu mbretërit dhe diktatorët nuk sundojnë. Populli e bën. Historia është në duart tuaja, ideja e Amerikës është në duart tuaja”, është shprehur Biden, raporton CNN.

Presideni amerikan shtoi se ka vendosur mënyra më e mirë që t’ia kalojë pishtarin një brezi të ri, pasi është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë

“Ju e dini, në javët e fundit është bërë e qartë për mua se duhet të bashkoj partinë time në këtë përpjekje kritike. Besoj se rekordi im si president, lidershipi im në botë, vizioni im për të ardhmen e Amerikës meritojnë të gjitha një mandat të dytë. Por asgjë, asgjë nuk mund të pengojë shpëtimin e demokracisë sonë. Kjo përfshin ambicien personale. Pra, kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t'ia kaloj pishtarin një brezi të ri. Është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë”, është shprehur ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025