BIA arreston kolonelin e Policisë së Kosovës
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Koloneli i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar nga  shërbimi sekret  i Serbisë (BIA) dhe aktualisht ndodhet në qytetin e Kralevës, bëjnë të ditura burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai është ndaluar sot rreth mesditës nga organet e policisë serbe pasi ka kaluar kufirin e Jarinjës dhe ka hyrë në territorin e Serbisë, dhe pas disa orëve kanë ardhur agjentë të BIA-së dhe e kanë dërguar në Kralevë ku është duke u marrë në pyetje.

Dyshohet se arrestimi i kolonelit Jankoviq, i cili është nga Shtërpca dhe njëherësh zëvendës i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës (për administratë), ndërlidhet me bashkëpunimin e tij me institucionet e Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024