Betohet qeveria e re e përkohshme e Bullgarisë
Lexohet për: 1 min.
qeveria bullgare
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një qeveri kalimtare u betua sot në Bullgari për të udhëhequr vendin në zgjedhjet e ardhshme pas rënies së koalicionit qeverisës pro-perëndimor në fund të qershorit.

I instaluar nga presidenti bullgar Rumen Radev, kabineti i ekspertëve rreth kryeministrit Galab Donev do të qeverisë deri më 2 tetor, kur duhet të mbahen zgjedhjet e reja.

Koalicioni i mëparshëm liberal-socialist, i udhëhequr nga Kiril Petkov, kishte marrë një votë mosbesimi pas pak më shumë se gjashtë muajsh në pushtet.

Radev i bëri thirrje qeverisë kalimtare të përqendrohet në prioritetet e sigurimit të furnizimeve me energji dhe ushqimore të vendit, duke trajtuar “inflacionin në rritje” dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Radev, i cili konsiderohet mik i Rusisë, i tha kabinetit të ri se “prioriteti juaj i parë duhet të jetë parandalimi i përfshirjes së vendit në konflikt”.

Bullgaria është shumë e varur nga importet ruse të energjisë, por Rusia ndaloi eksportet e drejtpërdrejta të gazit në vend pasi ish-kryeministri Petkov refuzoi të paguante në rubla ruse. /Atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025