Besnik Boletini e Arta Berisha zgjidhen anëtarë të Bordit të RTK-së
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Besnik Boletini dhe Arta Berisha anëtarë të Bordit të Radiotelevizionin të Kosovës. Në votim morën pjesë vetëm deputetët e pushtetit, ku Boletini mori 54 vota, ndërkaq Berisha 51.

Kandidatët e tjerë në garë nuk morën votat e nevojshme për anëtarin e tretë të bordit, megjithatë u vendos që në seancën e radhës të organizohet raundi i dytë i votimit mes Albinot Hamitit dhe Albinot Malokut, pasi i pari mori 6 vota, kurse i dyti 5 vota. Kandidatët që morën më pak vota ishin Besa Maxhuni dhe Driton Shaipi.

Në anën tjetër, për një anëtar të bordit nga komuniteti serb u vendos të ripërsëritet konkursi, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk mori votat e nevojshme.

Krahas kësaj, Kuvendi zgjodhi Visar Krasniqin, anëtar jo-prokuror të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile.

Pas kësaj, legjislativi mbylli punimet e seancës së sotme plenare./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024