Në 5-vjetorin e Forumit për Ndërtim të Besimit, Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka kërkuar investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes dhe besimit për zhvillim shoqëror dhe ekonomik.
Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqeruajtjes, Jean-Pierre Lacroix ka përshëndetur përkushtimin e institucioneve e organizatave në Kosovë për ndërtimin e besimit.
Lacroix u shpreh se besimi ka rëndësi kyçe në shoqëri dhe institucione publike pasi mundëson solidarizimin me njëri-tjetrin.
“Ndërtimi i besimit rrit reziliencen dhe besimin e ndërsjellë në mes komuniteteve dhe institucionet. Më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe më të lartë për të gjitha komunitetet në Kosovë, OJQ, shoqëri civile dhe akterë ndërkombëtar për zotimin e tyre për të ndërtuar një shoqëri gjithëpërfshirëse në një mjedis që mundëson bashkëjetesën dhe besimin.... Besimi është një prej elementeve ndërlidhëse më të fuqishme ngase e ka mundësinë për të ndërlidhur e motivuar në nivele të ndryshme e masa të ndryshme dhe është hallka më e brishtë që nënçmohet dhe vështirë rivendosen”, tha ai.
Ajo theksoi se paqeruajtja efektive kërkon investim të vazhdueshëm në ndërtim të paqes.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se fokusi i kryeqyteti është të jetë zë i fuqishëm në mbrojtjen dhe avancimin e rritjes së shërbimeve për të gjitha komunitetet pa dallim.
Në këtë ngjarje të misionit të UNMIK-ut “Ndërtimi i besimit në Kosovë: Mbështetja e Bashkësisë për një të Ardhme më të Mirë" u bë dhe lansimi i qendrës si dialogut “Barabar”, e cila ndodhet në Prishtinë dhe është krijuar nga dy organizata jo-qeveritare.
Qëllimi i kësaj qendre është rritja e mundësisë së bashkëpunimit dhe tolerancës për të gjitha komunitetet.