Besim Mulaj merr mbështetje në Istog
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Besim Mulaj
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Besim Mulaj në ditën e nëntë të fushatës ka qëndruar në Istog së bashku me kandidatin për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Mulaj ka thënë se ky takim është dëshmi e qartë e shpirtit rugovist dhe mbështetjes së fuqishme që qytetarët e Istogut i japin LDK-së.

Me një fjalim mbresëlënës dhe frymëzues, kryetari i komunës, Ilir Ferati, elektrizoi masën duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vizionit për një Kosovë më të mirë. Ndërsa, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi: "Sot jam në mesin e elektoratit të Ibrahim Rugovës, të cilët i kanë dhënë besën vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për Kosovën."

“Ky moment është dëshmi e përkushtimit dhe besimit të qytetarëve të Istogut ndaj vlerave rugoviste dhe udhëheqjes së mençur që LDK ofron. Së bashku, me unitet dhe vizion, do të ndërtojmë një Kosovë krenare dhe të suksesshme. Fitorja është afër! Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë rugovistët!”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

#LDK #FrymaRugoviste #FitoreMe9Shkurt #LumirAbdixhiku #Lumir2025 #ldk124

"Artikull i sponsorizuar - zgjedhjet 2025"

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025