Besim Mulaj: Me rininë e Istogut energjia e fitores
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj ka vazhduar takimet me rininë e Istogut, ushtrinë e Ilir Feratit, festë dhe organizim për tubimin përmbyllës të fushatës në Prishtinë.
Ai ka shkruar në Facebook, se ishte një natë e mbushur me energji, motiv dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
“Të rinjtë e Forumit Rinor të LDK-së treguan edhe një herë se kur ka vullnet, nuk ka pengesë. Ata janë motori i fushatës, zemra e çdo organizimi dhe garancia e fitores. Me përkushtimin dhe sakrificën e tyre, ata dëshmuan se e duan Kosovën dhe janë gati të japin gjithçka për të ardhmen e saj. I falënderova një nga një për punën e madhe që kanë bërë. Kjo fushatë nuk do të ishte e njëjtë pa entuziazmin dhe angazhimin e tyre. Bashkë, me besim, po e bëjmë ndryshimin”, ka thënë ai.
Besim Mulaj në listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, mban numrin.