Besim Dinolli kryetar i ri i Shoqatës "Çamëria"
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Shoqata Çamëria ka mbajtur Kuvendin e IV-të zgjedhor, ku nga gjashtë kandidatë, kryetar i ri i kësaj shoqate është zgjedhur Besim Dinolli

Në fillim të këtij Kuvendi, kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria“ në Kosovë, Nexhmi Muçiqi në mbledhjen e mbajtur në nderim të të rënëve të kohërave historike, tha së Çamëria i takon të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm një shoqate.

Muçiqi bëri thirrje dy institucioneve, Kosovës dhe Shqipërisë që të bashkëpunojnë dhe të udhëheqin në proceset e bashkimit.

Ai bëri thirrje edhe miqve ndërkombëtarë që kur të vënë drejtësinë në vend, të mos harrojnë edhe shqiptarët e Çamërisë, të cilëve nuk po iu lejohet që të kthehen në shtëpinë e tyre.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Lumturi Hasa derisa ka uruar Kosovën për pavarësinë e saj, tha se populli shqiptarë duhet të ndjehet borxhlinjë ndaj ish-luftëtarëve.

Ajo tha se padrejtësia më e madhe që i është bërë shqiptarëve, është ajo e Çamërisë.

Po ashtu, përfaqësues i Shoqatës "Çamëria”, për Maqedoni, Betim Mehmeti tha se të gjitha shoqatat duhet të bashkohen dhe  të punojnë për të arritur qëllimet e tyre për Çamërinë e bashkuar.

E më pas në Kuvendin zgjedhor, kryetar i ri i kësaj shoqate është zgjedhur Besim Dinolli. Ai para të pranishmëve tha se do të bashkëpunojë me të gjithë për çështjen çame.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024