Besiktas arrin marrëveshje me Arsenalin për Trossard
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Besiktas arrin marrëveshje me Arsenalin për Trossard
New Project - 2026-07-05T144039.404
05/07/2026 - 14:41
Linku u kopjua

Gjiganti turk Besiktas ka arritur marrëveshje paratregtare me Arsenalin për transferimin e anësorit belg, Leandro Trossard.

Transferimi raportohet se do të kushtojë rreth 17.1 milionë funte në total.

Sipas raportimeve nga The Athletic, marrëveshja përfshin një shifër fillestare prej 15.4 milionë funtesh, si dhe 1.7 milionë të tjera në formë bonusesh bazuar në performancat e lojtarit. Edhe pse klubet kanë shtrënguar duart, zyrtarizimi pret mbylljen e kushteve personale mes Besiktasit dhe futbollistit.

Trossard, 31 vjeç, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Premier Ligës, gjë që e bën këtë dëmshpërblim mjaft të kënaqshëm për Arsenalin. Belgu ishte një nga shtyllat e rëndësishme të "Topçinjve" që kur u transferua nga Brighton në vitin 2023, duke i ndihmuar ata të shpalleshin kampionë.

Aktualisht, anësori ndodhet i grumbulluar me Belgjikën në Kampionatin Botëror, ku sapo kaluan në raundin e 16-tave pas një përmbysjeje dramatike ndaj Senegalit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026