BERZH ndan qindra miliona euro për Ukrainën
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ndajë 300 milionë euro për Ukrainën për të siguruar furnizime të qëndrueshme dhe të pandërprera me energji elektrike në të gjithë vendin.
Deklarata është bërë nga kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në Telegram, raporton Ukrinform.
“BERZH po grumbullon 300 milionë euro në mbështetje të sektorit energjetik të Ukrainës, i cili po vuan nga sulmet ruse. Sot ne kemi nënshkruar memorandumin përkatës me presidentin e BERZH-it, Odile Renaud-Basso”, ka shkruar Shmyhal.
Fondet do t'i drejtohen kompanive shtetërore të energjisë për të rivendosur kapacitetet gjeneruese dhe infrastrukturën, si dhe për të ndërtuar një gjenerim të ri të decentralizuar.
Shmyhal falënderoi partnerët dhe personalisht Odile Renaud-Basso për kontributin në stabilitetin e Ukrainës.
Ndryshe, BERZH ka ofruar katër miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën qe nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.