Berlin, ministri Peci prezantoi politikat bujqësore në takimin mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në margjinat e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA) në Berlin, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me homologun e tij nga Lituania, Kestutis Navickas, me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth sukseseve dhe sfidave në bujqësi, si dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, ministri Peci ka folur mbi politikat e ndërmarra zhvillimore viteve të fundit, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit bujqësor sipas standardeve evropiane.

“Ministrit Navickas i tregova rreth hapave të ndërmarrë karshi mbështetjes së fermerëve dhe sigurisë ushqimore, si dhe për koordinimin e politikave me ato të Bashkimit Evropian, me qëllim të akreditimit në IPARD”, ka thënë ministri Peci.

Gjatë ditës, në kuadër të GFFA në bashkëpunim me SWG është organizuar edhe takimi ndërministror mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku është diskutuar mbi rëndësinë e përfshirjes në Procesin e Berlinit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme agro-ushqimore.

Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, ministri Peci ka theksuar hapat e ndërmarrë përgjatë qeverisjes në këto vite, si dhe angazhimin serioz drejt akreditimit dhe qasjes në fondet IPA, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024