Berisha: S’ka regjistrim të popullsisë më 1 nëntor, shkaktare Ministria e Financave
Intervista
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë arsyet përse kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sërish të shtyhet regjistrimi i popullsisë për vitin tjetër. Zëvëndëskryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha thekson për KosovaPress se vonesa e procedurave të prokurimit për blerjen e tabletëve, mosrekrutimi i regjistruesve dhe mbikëqyrësve dhe mundësia e bojkotit të regjistrimit nga komuniteti serb në pjesën veriore të vendit, janë disa nga sfidat që Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk mund të fillojë regjistrimin e popullsisë më 1 nëntor siç ishte paraparë.

Përveç kësaj shqetësuese mbetet edhe mungesa e aplikantëve për pozitat e mbikëqyrësve në procesin e regjistrimit të popullsisë. Përkundër që ishte shtyrë ky proces dy muaj më parë, ky institucion ka bërë kërkesë tek Qeveria e Kosovës që të shtyhet sërish afati.

Berisha ka fajësuar Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për vonesën e hapjes së konkursit për regjistrues dhe mbikëqyrës.

Zëvëndës kryeshefi Berisha në një intervistë për KosovaPress derisa ka renditur faktorët që kanë ndikuar t shtyhet ky proces, thotë se janë në pritje të vendimit nga Qeveria për propozimin e dhënë për shtyrje.

Ai tha se kanë propozuar që procesi i regjistrimit të fillojë nga viti tjetër dhe në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare për motin.

Berisha thotë se ende nuk janë formuar komisionet për rekrutimin e mbikëqyrësve dhe regjistrueseve, kjo për shkak që Ministria e Financave nuk ka bërë vlerësimin e tyre ende.

Ndërkaq, sa i përket tabletëve, ai tha operatori i dytë pritet t’i liferoj me datën 2 nëntor, porse shton se nevojitet kohe për regjistrimin e programeve.

Në këtë drejtim, sfidë tjetër, Berisha tha se mbetet edhe mundësia e bojkotit të regjistrimit nga komuniteti serb pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore.

Ndërkaq, shqetësuese për këtë institucion mbetet edhe mungesa e aplikantëve për regjistrues dhe mbikëqyrës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Qeveria e Kosovës pritet që sërish të merr vendim për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në vend.

Burime të KosovaPress bënë të ditur se pas kërkesës të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ekzekutivi i vendit pritet që gjatë kësaj jave të merr vendim ta shtyjë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë.

Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë./E.Krasniqi/

https://kosovapress.com/admin/qeveria-do-te-shtyje-serish-regjistrimin-e-popullsise/
A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
179
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024