Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka shprehur revoltën e tij lidhur me vdekjen e të riut Lear Kurti, duke thënë se kriminelë me uniformë i morën jetën të riut dhe se ky akt i shëmtuar është një dëshmi tjetër se Shqipëria qeveriset nga një bandë e udhëhequr nga Rama dhe miku i familjes, Bledi Çuçi.
Ai duke fajësuar policinë e shtetit, kryeministrin dhe ministrin Çuçi, tha se ky është akti i disatë që vrasës me uniformë u marrin jetën të rinjve në rrugë, në makinat e policisë apo komisariat.
Sipas tij, nëse krahasohen vrasjet që kanë ndodhur në Shqipëri nga policia në harkun kohor 18-mujor, janë më të shumta se në SHBA dhe Evropë, të marra së bashku, andaj sipas tij, këtu mbetet vetëm protesta dhe përballja me këta banditë hajdutë për shpëtimin dhe garantimin e jetës.
“E kanë ndjekur pse nuk paraqiti dokumentin, në një distancë të gjatë, e kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë kafshërisht me të dhe burimi thotë se në komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë për ta çuar në komisariat. Nuk e kanë dërguar drejt e në spital viktimën e tyre në makinë, por me një makinë policie e kanë dërguar gjoja në spital, de facto në morg”, tha ai.
Ai duke mohor se kjo protestë nuk është e PD-së, ka kërkuar ka kryeministri Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve.
Berisha është pyetur edhe për protestën e PD-së:
Pwrndryshe, mediat nw Shqipwri raportuan se një 32-vjeçar i shoqëruar nga policia në Komisariatin nr 3 në Tiranë, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një 32-vjeçar të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar për t’i kontrolluar dokumentet e identifikimit.
Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, dhe e kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.